Interactive Coloring

drag iconDrag any color from the left toolbar to an area or text in the page. A blue outline will indicate a droppable element.

drag iconOn mobile, wait a tiny bit until you drag the color drop.

NJË ZEMËR ALTRUISTE DHE E MADHE

NJË GRUA SHQIPTARE QË POHON SE NUK DUHET TË JESH I PASUR QË TË JESH FILANTROP

Xhoi Jakaj ka qenë një mësuese biologjie, e cila e nisi karrierën e mësimdhënies në shkollën e mesme dhe pastaj në universitet pasi mori doktoraturën. Xhoi ka shkruar dy libra mbi çështjet sociale të të rinjve. Që nga koha që ka punuar si mësuese ajo ka jetuar me problemet e të rinjve.

Ajo është shumë aktive në bamirësi dhe filantropi dhe i ka përdorur të ardhurat e fituara nga librat e saj për kauza të mira.

Xhoi ka hapur një qendër në rrethinat e Tiranës, ku ofron kurse arti falas duke ndihmuar të rinjtë që nuk kanë mundësi të ndjekin kurse piano apo kanto. Të ardhurat e fituara nga shitja e dy librave i ka përdorur për organizimin e koncerteve për të rinj të talentuar që nuk kanë mundësi për të shfaqur talentin e tyre. Ajo ka organizuar koncerte të ndryshme bamirësie për të mbledhur kontribute monetare për fëmijë me nevoja të veçanta dhe për ofrimin e bursave për të rinj si Doriana Veliu. Ajo ka organizuar vazhdimisht aktivitete bamirësie për gratë në burgje, të përjashtuara nga shoqëria.

Nëpërmjet këtij akti, unë dua t’u them të gjithë njerëzve që të bësh një akt bamirësie nuk do të thotë të jesh i pasur. Një zemër e madhe dhe altruiste është e mjaftueshme. Kur shikon sa shumë njerëz në nevojë jetojnë në Shqipëri, ti dëshiron kaq shumë ti bësh të lumtur përmes akteve të bamirësisë. Nuk ka gjë më të mirë sesa ti shërbesh njerëzve përmes punës tënde. Xhoi Jakaj
10712980_10202558954013715_7437740300700684514_n