Interactive Coloring

drag iconDrag any color from the left toolbar to an area or text in the page. A blue outline will indicate a droppable element.

drag iconOn mobile, wait a tiny bit until you drag the color drop.

HYRJE

MUZEU I SOLIDARITETIT ËSHTË NJË KOLEKSION HISTORISH MBI INICIATIVA ME BAZA KOMUNITARE SOLIDARITETI DHE AKSIONE NË EUROPË. HISTORITË E NJERËZVE JANË: JO-FORMALE, INICIATIVA NGA POSHTË-LART, TË MËDHA APO TË VOGLA, NDONJËHERË NGA INDIVIDË TË VETËM, QË KANË NDIHMUAR OSE JANË SOLIDARIZUAR ME NJERËZIT E TJERË NË SITUATA EMERGJENTE APO KRIZASH.

Ne nuk duam ti pasqyrojmë këto histori me qëllimin për të vënë në dukje heronj – shumë persona që intervistuam na kërkuan në mënyrë specifike që mos ta bënim këtë – po sepse duam të inspirojmë, krijojmë lidhje dhe shkëmbëjmë ide.

parallax

NE FESTOJMË SOLIDARITETIN

NE FILLUAM ME HISTORI NË GJASHTË SHTETE EUROPIANE, DHE DËSHIROJMË TA RRISIM KOLEKSIONIN E HISTORIVE DHE KOMUNITETIN ONLINE.

Muzeu i Solidaritetit u krijua në kuadër të projektit TË FESTOJMË SOLIDARITETIN nga gjashtë organizata të shoqërisë civile në gjashtë shtete Europiane: Ana dhe Vlade Divac Foundation (Serbia), DemNet (Hungari), RadioFonia Foundation (Poloni), Partnerët Shqipëri (Shqipëri), MultiKulti Collective (Bullgari), dhe Mladiinfo International (Maqedoni).Mëso më shumë për projektin në faqen e projektit.

PSE PREFEROJMË INTERVISTAT AUDIO?

Sepse ne dëshirojmë të prezantojmë intervista ku flitet hapur dhe në mënyrë të lirshme nga vullnetarët dhe përfituesit. Njerëzit flasin më lirshëm nëse nuk kanë një kamera para tyre. Pjesa më e madhe e të intervistuarve e harrojnë regjistruesin pas 5 minutave të para. Gjithashtu sepse kjo është mënyra sesi materialet duhet të jenë për radio dhe podcast.

KUSH I KA REALIZUAR HISTORITË?

Anëtarët tanë të ekipit kanë eksperienca humanitare dhe me baza komunitare, kështu mund të japin një qasje nga brenda, dhe etike në intervistat dhe historitë e realizuara. Mëso më shumë rreth nesh te EKIPI YNË.

Hyr në muzeun e Solidaritetit

SHIKO TË GJITHA HISTORITË TONA