Interactive Coloring

drag iconDrag any color from the left toolbar to an area or text in the page. A blue outline will indicate a droppable element.

drag iconOn mobile, wait a tiny bit until you drag the color drop.

VËLLEZËRIT KETA

DY VËLLEZËR SHQIPTARË, NJË KIKBOKSIER DHE NJË BOKSIER JANË KAMPIONË NË SPORT – DHE FILANTROPI

Vëllezërit Keta, dy sportistë shqiptarë shumë të suksesshëm jetojnë në Gjermani. Ismaili u shpërngul nga Shqipëria për në Gjermani në moshën 19 vjeç për të vazhduar karrierën e tij në sport, dhe kur vëllai i tij Mike (i njohur si Gjetan) shkoi pas tij, Ismaili u bë trajnieri i tij.

DAJAT KAMPIONË

Kur ata zbuluan se një vajzë shqiptare u transferua në një spital gjerman për një trajtim të veçantë, sepse vuante nga një sëmundje shumë e rrallë, ata i erdhën menjëherë në ndihmë. Ata filluan të vizitonin Ambran, duke kërkuar ti vinin në ndihmë me çdo mënyrë. Ajo u shpërngul në banesën e tyre dhe jetoi për disa kohë me ta. Ismaili ishte gati të paguante për trajtimin mjekësor shumë të shtrenjtë, por qeveria gjermani mori përsipër të mbulonte kostot, kështu ai vendosi ti dhuronte paratë për trajtimin e sëmundjes së kancerit për fëmijët gjermanë.
Ambra u shërua dhe vazhdon ti trajtojë vëllezërit Keta si dajat e saj.

NJË DHURATË PËR QYTETIN E TYRE TË VENDLINDJES

Kur u njoftua në 2014 se Mike do të mbronte titullin e tij euroaziatik në kampionatin e boksit për peshat e mesme kundër boksierit rus Marat Khuzeev, ai shprehu dëshirën për ta realizuar ndeshjen në vendlindjen e tij, Bulqizë. Realizimi i ndeshjes në Bulqizë ishte një mundësi shumë e mirë për qytetin në aspektin e të ardhurave, por vëllezërit Keta dëshironin të kontribuonin më shumë për qytetin duke dhuruar 4.4 milion LEK për zhvillimin e sportit në zonën e Bulqizës. Këta burra në dukje të fortë njihen për pozitivitetin që përçojnë dhe inkurajimin e arritjeve për njerëzit përreth.

Ismail nuk është vetëm një kikboksier i mirë, një person i mirë por edhe një psikolog i mirë. Ai gjithmonë më ka treguar shembuj njerëzish të mirë që kanë tejkaluar sfida, kështu unë nuk u kurova vetëm përmes ilaçeve por dhe nga optimizmi i tij dhe çdo ditë që kalonte unë i thoja vetes: “Hey Ambra ti do të bëhesh mirë, ti je një vajzë e fortë! Ambra Meda

ISMAIL KETA (i lindur në 1 dhjetor 1976 në Bulqizë) është një kikboksier shqiptar që është shpallur 3 herë kampion në Gjermani në 1999 dhe 2000 nga federata botërore e kikboksit (WKA). Ai e filloi karrierën e tij si një boksier amator. Politikanët dhe njerëzit e biznesit e punësuan atë si një truprojë. Në moshën 19 vjeç, ai u largua nga Shqipëria për të ushtruar sportin. Në 1997, Ismail Keta “Demi” u shpërngul në Würzburg ku ai filloi karrierën si një boksier amator. Ai u trajnua nga Victor Koehl, i Dragon Gym, ku fitoi disa aftësi teknike, veçanërisht në artet marciale mikse Tandhai dhe kikboks. Më vonë ai punoi me trajnerët Detlef Thürnau (Presidenti i komitetit K-1, MTBD (Federata Muay Thai në Gjermani), Klaus Nonnenmacher (7- herë kampion bote në kikboks), WKA (Shoqata Botërore e Kikboksit) dhe Klaus Begala (Mjeshtri i madh në luftimin e lirë Jiu-Jiutsu). Karriera e tij zgjati 14 vite. Rekordet e tij janë:

1999 – Kampion i Bavarisë në boksin tajlandez (MTBD peshat super të rënda, Thürnau)
2000 – Kampion i Gjermanisë në kikboks (WKA peshat super të rënda, Nonnenmacher)
2001 – Beteja fitimtare kundër Kampionit Botëror në Luftimin e lirë (Peshat super të rënda)
2001 – Nënkampioni botëror në boksin tajlandez (WKA peshat super të rënda)
2002 – Liçenca profesionale
2003 – Luftëtari K-1 në peshat super të rënda
2011 – Kampion kikboksi ISKA
2012 – Kampion kikboksi ISKA
2013 2013 – Kampion bote IKBF

MIKE (GJETAN) KETA (i lindur në 23 Prill 1983), i njohur si Gjetan Keta është një boksier profesionist shqiptar që ndeshet për peshat e mesme. Ai u trajnua nga vëllai i tij Ismail Keta, që ishte një kikboksier profesionist. Ai ka realizuar 25 ndeshje, 21 fitore dhe 4 humbje. Në 2014, Keta shprehu dëshirën për të realizuar një ndeshje në vendlindjen e tij, në Bulqizë. U njoftua se ai do të mbronte titullin e tij euroaziatik në kampionatin e boksit për peshat e mesme kundër boksierit rus, Marat Khuzeev në 18 tetor 2014 në Bulqizë. Aty, Keta e mundi Khuzeev me “knockout” në raundin e tretë.