Claudia Janiszewski erdhi në Shqipëri me bashkëshkortin e saj Henri në mes të viteve 90’. Henri u dërgua nga thesari i shtetit amerikan dhe detyra e tij ishte te zhvillonte sektorin bankar. Kur Claudia dëgjoi për herë të parë rreth foshnjave të braktisura në Korrik 1996, ajo punonte për ORT, një projekt i financuar nga USAID që ofronte trajnime mbi aftësimin në punë për ish të burgosurit politik, të persekutuar nga ish regjimi komunist.
Ajo nuk e dinte se ekzistonte problemi i foshnjave të braktisura në Shqipëri. Pas rënies së regjimit komunist në 1991, problemi i foshnjave të braktisura u shfaq për herë të parë. Foshnjat braktiseshin nga nënat që shkonin në maternitet duke përdorur emra fals, lindnin dhe dilnin vjedhurazi nga dera e spitalit duke lënë foshnjat e tyre pas. Claudia mësoi për foshnjat nga një shok, një mjek shqiptar që caktoi për të një vizitë në spital ku u njoh me këto foshnja. Gjatë vizitës së saj të parë në spital, në 2 korrik 1996, ajo pa 7 foshnja të shtrira në krevate të ndryshkur me dyshekë të vjetëruar të njollosur me gjak. Nuk kishin veshje ose pelena, por ishin të mbështjella në lecka të ndotura dhe të pista. Ata rrallë pinin qumësht, por për ti hequr urinë dhe përkohësisht për t’i lehtësuar të qarën u jepnin ujë orizi. Foshnjat ngjanin si zombi dhe në sytë e tyre kishte një vështrim të zbehtë. Të gjitha ishin të kequshqyera dhe rrallë ndihmoheshin nga stafi i infermierëve.
Claudias i duhej të largohej nga Shqipëria ditën tjetër për pushime në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që avioni po ngrihej, ajo ktheu vështrimin nga toka që po largohej dhe u ndie e mbytur nga emocionet për ato foshnja. Çdo gjë iu duk kaq e padrejtë. Ishte një realitet që ato nuk e zgjidhnin vetë. Në atë moment ajo ishte e vendosur që duhet të bënte diçka. Ishte një moment i jetës që s’do e harronte kurrë. Ajo nuk e kuptoi në atë moment se sa shumë do të ndryshonte jeta e saj. Sapo arriti në Shtetet e Bashkuara, ajo telefonoi motrën e saj Jeanne Herbert, që jetonte në Kaliforni dhe i shpjegoi çdo gjë. Motra menjëherë i dërgoi 1000$ dhe i tha të ndiqte zemrën e saj. Gjatë qëndrimit në SHBA, ajo bleu disa biberona, shishe për ushqim, pelena dhe qumësht të gatshëm për foshnjat.
Asaj i duhej të largohej nga Shqipëria gjatë vitit 1997, luftës civile, por ndërkohë që ishte në SHBA, zemra e saj nuk ishte e qetë. Ajo ishte vazhdimisht duke menduar për foshnjat dhe nevojat e tyre. Në korrik të 1997 ajo vendosi të regjistronte programin si një organizatë amerikane jofitimprurëse, me qëllim që ti vinte në ndihmë foshnjave për një kohë të gjatë. Organizata ligjërisht njihej me emrin “Organizata për Mbështetjen e Foshnjave të Braktisura në Shqipëri (OSAAB)”.
Claudia Janiszewski themeloi OSAAB (Organizata për Mbështetjen e Foshnjave të Braktisura në Shqipëri) në 1996, me misionin për të ofruar kujdes për foshnjat e braktisura në Shqipëri, si dhe edukimin e personave që ofrojnë kujdes shëndetësor, grave shtatzana dhe nënave të reja. Që kur programi filloi në 1996, më shumë sesa 700 foshnjave të braktisura (21-41 në vit) iu është ofruar kujdes nga OSAAB në “Çerdhen e Ëngjëjve”, pasi janë lënë në maternitetin e spitalit.
Në një shënim personal, Unë zgjohem çdo ditë duke ndjerë se jam personi më me fat në botë. Pak nga ne e zbulojnë se pse kemi ardhur në jetë dhe cili është misioni ynë. Të fiksuarit pas diçkaje, totalisht në mënyrë rastësore që më motivon aq shumë me bindje dhe pasion është me të vërtetë një dhuratë për të cilën do të jem përjetë mirënjohëse Claudia Janiszewski
Unë jam një amerikane që jetoj në Tiranë, Shqipëri. Familja jonë u vendos në Tiranë, ku im shoq është ambasador i SHBA. Vitin e fundit kur vajza jonë ishte 5 vjeç, unë shkova për vizitë te Çerdhja e Ëngjëjve, një çerdhe e themeluar nga Organizata për Mbështetjen e Foshnjave të Braktisura në Shqipëri (OSAAB). Çerdhja është një dhomë e qetë, e pastër, e mbushur me dritë në maternitetin e spitalit të Tiranës. Ka rreth 12 krevate, ku secili ka një foshnjë (nga i sapolindur në disa muajsh) dhe një karrocë me një fëmijë që sapo ka filluar të ecë me sindromën Down. Ky është një vend ku gratë mund ti lënë të sigurta foshnjat e tyre të sapolindura. Gratë vijnë nga fshatra dhe qytete të largëta për të bërë vetëm këtë: të lindin në këtë spital kështu që fëmija mund të lihet te kjo çerdhe. Ka shumë histori të tmerrshme dhe të trishta pas këtyre lindjeve. Nëse OSAAB nuk do ekzistonte, foshnjat do të liheshin në stalla, trotuare apo kazanë plehrash. Dhe akoma ka të tilla, por shumë më pak se më parë. Kur foshnjat e braktisura gjenden, ato dërgohen te Çerdhja e Ëngjëjve e OSAAB. Vajza ime, tani afërsisht 7 vjeç është magjepsur pas këtyre foshnjave, sidomos kur stafi e lë atë që ti mbajë në krahë dhe ti ushqejë. Dhe ajo e bën për orë të tëra. Ajo gjithashtu e bën dhe me shoqen e saj, vajzën me sindromën Down, duke e vendosur atë në një lëkundëse ose duke rrokullisur topin drejt saj. Ajo mëson sesa ushqim dhe sa pelena u duhen foshnjave çdo ditë dhe sa shumë kushtojnë. Ajo mëson sesa vullnetarë i ofrojnë këto dhe ajo vjen me ne për të blerë ato që ne dhurojmë. Më e rëndësishme për mua personalisht është që ajo është duke mësuar, duke ndjerë empati dhe jo mëshirë. Ne bëjmë biseda të vazhdueshme dhe të gjata se pse nënat ndonjëherë nuk mund ti mbajnë fëmijët e tyre. Bashkëshorti im dhe unë e adoptuam vajzën tonë dhe unë e shoh që ajo me vështirësi e kupton se pse ajo nuk po rritet nga nëna që i dha jetë. Ajo shikon që foshnjat e OSAAB janë të gjitha të ndryshme, por të bukura dhe të ëmbla. Por atyre përsëri u mungojnë familjet. Ato nuk u braktisën sepse nuk i donin apo nuk ishin të dashura; ato u braktisën sepse atyre u nevojitej më shumë nga ajo çka mund tu ofronte nëna e tyre biologjike. Kjo është jeta reale, nuk është një fantazi.
Anne F. Cunningham
Fjalët e Anne F. Cunningham (një letër shkruar New York Times) nuk janë të vetmet. OSAAB vazhdon të udhëheqë në mënyrë aktive Çerdhen e Foshnjave, një aktivitet i njohur kryesisht midis të huajve që jetojnë në Tiranë.