Interactive Coloring

drag iconDrag any color from the left toolbar to an area or text in the page. A blue outline will indicate a droppable element.

drag iconOn mobile, wait a tiny bit until you drag the color drop.

LIBRAT AUDIO TË ZNJ. VOLUMI

NJË ISH MËSUESE NË PENSION BASHKË ME DISA VULLNETARË OFRON LIBRA AUDIO – JO VETËM PËR PERSONA TË VERBËR

Zj. Violeta Volumi është një ish mësuese në pension, e apasionuar pas librit gjatë gjithë jetës së saj. Kur doli në pension, ajo ndërmorri një iniciativë: ofrimin e librave audio pa pagesë për shqiptarët. Ajo dinte fare pak nga teknologjia dhe nuk kishte burime, por me ndihmën e nipit të saj ajo krijoi një website dhe mobilizoi disa vullnetarë për leximin e librave dhe regjistrimin e tyre.

Unë thjesht ndihesha që kisha shumë energji, dhe dëshiroja ti përdorja ato. Violeta Volumi

Portali i saj është quajtur Volumi Audio Books, dhe kushdo mund të dëgjojë librat online ose t’i shkarkojë ato falas. Në shtete të tjera Europiane është e zakonshme që shoqatat kombëtare të personave të verbër të ofrojnë librari audio falas me ndihmën e vullnetarëve. Kjo mungonte në Shqipëri.

Këtë iniciativë nuk e mirëpritën vetëm personat që nuk shikojnë. Fenomeni i aksesimit të lehtë të librave audio, mundësia e dëgjimit të librave kudo me telefon, regjistrues, arriti audiencë të madhe dhe rriti shitjet e librit në gjithë botën. Zj. Volumi u përpoq ta shtrinte këtë fenomen kudo në Shqipëri.

Iniciativa nisi si një pilotim për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuar moshën e tretë dhe të sëmurët në spitale. Pavarësisht qëllimit, sot platforma është lehtësisht e aksesueshme nga të rinjtë, prindërit që pëlqejnë të dëgjojnë përralla me fëmijët e tyre, shqiptarët që jetojnë jashtë dhe shumë të tjerë. Sot, portali ka më shumë se 60,000 vizitorë dhe 220 individë të regjistruar si përdorues. Në portal paraqiten vlerësimet e lexuesve si dhe Zj. Volumi ka hapur një kanal në YouTube me librat audio.