HISTORI E AVNI HASMUÇËS
Avni Hasmuca jeton me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët në varfëri ekstreme dhe kushte të vështira. Sëmundja e tij filloi kur ai ishte i vogël. Ndërsa koha po kalonte, sëmundja po përkeqësohej dhe ai rrezikonte të paralizohej. Ai kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale ku dy impiante në formë disku duhet të vendoseshin në shtyllën kurrizore të tij. Kjo ndërhyrje kirurgjikale kushtonte rreth 6000€, por një spital privat u ofrua të bënte ndërhyrjen për 1000€.
“Fundjavë Ndryshe”, e cila është një iniciativë që ndihmon njerëzit në varfëri ekstreme filloi një fushatë në çdo supermarket të Tiranës. Fushata zgjati për 20 ditë dhe në fund u arritën të siguroheshin paratë për ndërhyrjen kirurgjikale. Ndërhyrja zgjati 7 orë dhe ishte e suksesshme. Spitali u pagua në monedha, me qëllimin që çdokush që kishte kontribuar të gjente veten kur shikonte sesi çdo monedhë e dhuruar arriti të shpëtoi një jetë njerëzore. Mesazhi i fuqishëm që qëndronte pas ishte se të gjithë bashkë me një kontribut të vogël mund të arrijmë gjëra të mëdha!
NJË FONDACION FUNDJAVË NDRYSHE
Fundjavë Ndryshe është një fondacion. Ata luftojnë problemet sociale me fuqinë e komunitetit. Përveç ngritjes së fondeve për raste si Avniu, ata promovojnë filantropinë me fushata dhe fuqizojnë përfshirjen përmes punës vullnetare dhe angazhimit të diasporës shqiptare.
Fundjavë Ndryshe është një iniciativë e Arbër Hajdari që u kthye në një mbështetje të madhe për familjet vulnerabël. Fillimisht këto familje identifikohen dhe planifikohet bamirësia e radhës nën moton “Bamirësia nuk të varfëron”. Rrugëtimi i kësaj nisme është modest dhe i bazuar në vullnetin e mirë. Kështu, secila nga familjet që jeton në zgripin e ekzistencës mund të përfitojë nga dhuratat dhe ushqimet e përgatitura nga ta, thuajse çdo fundjavë të bukur.
THEMELUESI ARBËR HAJDARI
Arbër Hajdari një i ri shqiptar që vendosi të punonjë për ndryshimin social në vendin e tij duke ndërtuar një organizatë që përfshin komunitetin në zgjidhjen e çështjeve sociale. Ai është shumë aktiv në inicimin e debateve publike mbi solidaritetin, filantropinë dhe çështjet e komunitetit duke përdorur aftësinë e tij për të tërhequr vëmendjen e medias. Pak muaj më pas, ai lançoi një tjetër iniciativë: duke parë nevojën e promovimit të fjalës së lirë, ai vendosi të krijojë një portal mediatik, Tirana Today.
NDËRTIMI I NJË JETE TË RE
ME KOMUNITETIN
Shembulli tjetër tregon më shumë sesi “Fundjavë Ndryshe” funksionon; jo vetëm duke mbledhur ndihma nga publiku për një rast individual, por duke përfshirë dhe komunitetin. Familja Qershori ishte përballë një situate dëshpëruese, dhe fondacioni mobilizoi të afërmit dhe fqinjët së bashku me vullnetarë të tjerë për të ndërtuar një shtëpi të re për familjen Qershori.
Fundjavë Ndryshe nuk është një fondacion me një strukturë hierarkike: kontribuesit e tyre janë komuniteti dhe përfitimi i tyre afatgjatë është ndërtimi i komunitetit dhe promovimi i zgjidhjeve të komunitetit në shoqërinë shqiptare.